
Foto nga vendi i ngjarjes ku u vra Endri Mustafa
SHKODËR– Ergys Malja, 15-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Endri Mustafës ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen e ndodhur, ku akuzon si autor të vrasjes Ibrahim Licin.
Malja ka treguar bisedën e tij të fundit me viktimën dhe momentet e fundit të jetës së tij. Ai tha se me Mustafën kishin biseduar për punë hashashi dhe ai do e ndihmonte për ta çuar në shtëpi.
Pasi shkuan te Livadhi, i mituri deklaroi se aty ishte prezent Ibrahim Lici, i cili qëlloi disa herë mbi viktimën dhe më pas u largua me motorr.
“Më 15 maj gjatë drekës çova në banesën e tij një qengj të blerë në Postribë pasi ma kishte kërkuar Endri, i cili fillimisht më dha 40 mijë lekë të vjetra dhe më pas, nga ora 19:00 edhe 70 mijë të tjera. Atë ditë biseduam për punë hashashi, pasi i kisha thënë Endrit se kisha mbjellë rreth 150 rrënjë hashash 3-mujorsh në livadhe me dy shokë dhe doja t’i merrja. Endri më tha se do më ndihmonte ai që ta merrnim e ta çonim tek shtëpia ime për ta tharë.
Pas kësaj bisede ne u nisëm nga banesa jonë rreth orës 21:30 ose 22:00. Unë i çova në Instagram një foto kali, si kod që Endri të dilte jashtë për t’u nisur për në Livadhe. Pasi u takuam pas banesës së Endrit, u nisëm më këmbë drejt livadheve, duke kaluar rrugën e Bypass-it dhe pasi shkuam diku afër livadhit të Endri Mustafës u kthyem djathtas për të dalë në një vend tjetër të quajtur “Gropat e ekskavatorit” ky kisha mbjellë hashashin.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.