
Ergys Koci
HARINGEY– Një shtetas shqiptar 42-vjeçar ka ekzekutuar në Londër bashkëkombasin e tij, 36-vjeçarin, Ergys Koçi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 21 shtatorit në Veri të Londrës, ku trupi i pajetë i viktimës, banues në Haringey, u gjet në një pronë banimi në West Green Road, N15.
Autopsia mjeko-ligjore zbuloi se shkaku i vdekjes ishte trauma në kokë dhe kishte disa plagë që kishte marrë nga një thikë, ndërkohë që ende nuk dihen detaje të tjera.
Ndërkohë, autori i ngjarjes është arrestuar nga policia. Briken Quni u paraqit si fillim në Gjykatën e Magjistraturës në Willesden të shtunën, por më pas u caktua që të paraqitej përsëri më 28 shtator para gjykatës së lartë, Old Bailey.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.