
Spitali infektiv në QSUT
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima dhe 410 raste infektimi me COVID-19.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, kanë humbur jetën dy qytetarë nga Tirana 55 vjeç dhe 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, një qytetare nga Fieri 72 vjeç, dhe një qytetar nga Shkodra 82 vjeç.
Gjithsej anë kryer 3,499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 410 qytetarë. Ata janë identifikuar në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 29 raste në Fier, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Vlorë, 21 raste në Shkodër, 11 raste në Kukës, Bulqizë, Mallakastër, Sarandë, 8 raste në Lezhë, Kurbin, Kavajë, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Peqin, 5 raste në Delvinë, Berat, 4 raste në Krujë, Kamëz, 3 raste në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh, 2 raste në Pukë, Elbasan, 1 rast në Fushë- Arrëz, Tropojë, Mirditë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht janë 12,619 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 195 prej tyre po marrin trajtim në Spitalet Covid, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Ditën e sotme janë shëruar 552 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 142,269 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 410
Të shëruar në 24 orë 552
Të shtruar në spitale 195
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3,499
Testime totale 1,120,460
Raste pozitive 157,436
Raste të shëruara 142,269
Raste Aktive 12,619
Humbje jete 2,548
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5236
Shkodër 1507
Durrës 1084
Fier 1081
Vlorë 864
Lezhë 713
Elbasan 620
Berat 455
Korçë 313
Kukës 276
Gjirokastër 271
Dibër 199
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.