
A do të merni drejtimin e LSI-së? Meta shmang pyetjen e gazetarëve dhe e shoqëron me batuta
TIRANË– Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediet dhe ka reaguar për vendimin e shkarkimit të tij, i cili u mor dy ditë më parë.
Ai i mohoi përfundimet e Komisionit Hetimor që sollën shkarkimin e tij, sipas tij është një veprim i maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore. Vendimin e parlamentit e cilësoi si “antikushtetues”.
Presidenti tashmë është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata do miratojë shkarkimin e tij nga detyra, Meta u shpreh: Kini durim deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm, do të jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Këto kohë vëmendjen do e marrë procesi në Komisioni i Ankimimeve dhe në sezonin e ri do të jemi në mënyrë shumë aktive këtu.
Më tej ai është pyetur nëse do të jetë në krye të LSI pas 24 korrikut të vitit të ardhëm kur të përfundojë mandati i Presidentit.
“Të ftoj të kthehemi në majë të Jezercës dhe Korabit në çdo moment. Faleminderit shumë, do jemi në kontakt dhe malet tona më të larta…”, tha Meta duke qeshur.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.