A u thye heshtja zgjedhore nga subjektet politike?
Bllokohen 3 automjete në Korçë, gjenden lista patronazhistësh
KORÇË– Edmond Spaho bëri të ditur se mesnatën e mbrëmshme janë ndaluar 3 automjete nga strukturat e PD për mbrojtjen e votës.
Në këto automjete ndodheshin 7 punonjës të Njësisë Administrative Vreshtas.
Automjeti tip “Benz” i drejtuar nga Soni Laraku dhe automjeti tip “Volkswagen” i drejtuar nga Andi Zeqellari u larguan me forcë. Makina e tretë, e cila drejtohej nga Administratori i Njësisë Administrative Vreshtas,Cezar Bezati, është bllokuar.
PD shprehet që është njoftuar policia, por ata kanë ushtruar presion për lirimin e rrugës dhe makinës së bllokuar.
Makina është kontrolluar ditën e sotme, ku janë gjetur: Lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie, lista e patronazhistëve dhe një listë e shkruar me dorë me emra banorësh të këtij fshati.
Xhelal Mziu i kundërpërgjigjet Ramës: Je i pa besë, i pa fe, do shkosh në shpellën e historisë me 25 prill
DIBËR– Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka sulmuar Xhelal Mziun për deklaratën e tij para mbështetësve dibranë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Mziu i është përgjigjur gjatë Ramës.
Demokrati shprehet se populli do ta ndëshkojë me votë. Ai thotë se “malsorët” janë njerëz të ndershëm e të besës. Mziu i drejtohet Ramës duke thënë se ai bën ndarje krahinore, e cilëson si antikombëtar dhe hajdut.
https://www.facebook.com/179818498736182/posts/4140426156008710/
“Provat kanë qenë në sytë e të gjithëve”, Meta: Të zbardhet ngjarja në Elbasan
TIRANË– Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
Ai u bën thirrje organeve kompetente për të parandaluar krimin zgjedhor ditën e votimit. I irrituar ai kërkon të zbardhet urgjentisht jashtë çdo ndikimi politik, ngjarja në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona.
Meta ka shtruar një sërë pyetjesh për organet kompetente, ku kërkon të shpjegohet se përse policia nuk ka reaguar edhe pse i kishin provat.
“Nuk kanë dhënë një zyrtar të plotë. Kam ndjekur me shumë vëmendje veprimet dhe ngjarja duhet të zbardhet urgjentisht jashtë çdo ndikimi politik përpara se të kemi ngjarje të tjerë dhe të mos kemi asnjë ngjarje tjetër. për fat të keq konstatoj se ka një vullnet ta padukshëm për ta shtyrë zbardhjen e kësaj ngjarje pas datës së zgjedhjeve. Provat kanë qenë atje në sytë e të gjithëve se kush ishin ata që nxitën dhe shkaktuan konfliktin. Si president për ti thënë jo çdo veprimi që përbën krim zgjedhor jam këtu për të përsëritur pyetjet e ia drejt organeve.
A janë të përfshirë në këtë ngjarje persona me precedentë penalë. Cilët janë emrat e tyre? Përse policia nuk ka kryer ende ndalimin?
A janë këta persona të njëjtët që shoqëronin kryeministrin në 14 mars? A ka marrë prokuroria dëshmi? Përse punonjësit e pranishëm në ngjarje nuk kanë reaguar? Pse u lejua largimi i personave të përfshirë nga vendi i kemi? A është bërë këqyrja e materialeve filmike? Sa kohë u është dashur ti mbledhin? Nëse ka pasur zvarritje kush janë përgjegjësit? A ishte prokuroria e rretit Elbasan në konflikt interesi,” tha Meta.
Basha publikon videon promovuese të bukurive shqiptare me një mesazh tepër të veçantë
TIRANË– Lulzim Basha publikon ditën e sotme një video promovuese të bukurive shqiptare.
Këtë video ai e ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, ku e ka shoqëruar me këngën “I’m walking on sunshine” dhe me shkrimin “Retë po largohen. Pranvera po vjen!”.
Lë të kuptohet se është i bindur që pas largimit të Ramës, Shqipëria do ndryshojë.
https://www.facebook.com/watch/?v=774495700139983
“Tjetër provë krimi”, Erion Braçe: Kriminelë në strukturën e PD në Divjakë për ‘mbikqyrje’
DIVJAKË– Erion Braçe ka zbuluar dhe një tjetër skandal të Partisë Demokratike.
Në “Facebook”, ai ka shpërndarë një letër të vulosur me vulën e PD, në të cilën janë të shkruar emrat e personave të autorizuar për mbikëqyrje të territorit në qytetin e Divjakës.
Në letër shihen 4 persona dhe Braçe shpreh se të gjithë ata janë kriminelë. Dy prej tyre janë me rekorde të rënda kriminale; armëmbajtje pa leje, kultivim e trafikim droge, shkatërrim prone me djegie e grabitje.
Ai i ben thirrje publike prokurorit të Lushnjës të hetojë menjëherë këtë rast.
Albana Vokshi denoncon hedhjen e asfaltit në njësinë 9: Krim elektoral, refuzojeni mashtrimin, votoni masivisht numrin 9
TIRANË– Albana Vokshi ka denoncuar Partinë Socialiste për thyerje të heshtjes zgjedhore.
Nëpërmjet një video-je të publikuar ajo shihet tek Njësia numër 9 në Tiranë ku shpreh se PS ka hedhur në mesnatë fshehurazi asfaltin tek rrugët e kësaj njësie, të cilat kanë 8 vjet të rrënuara.
Ajo thotë se zona vuan prej 8 vitesh mungesë infrastrukture, kanalizimesh, është pa ndriçim dhe nuk i është bërë asnjë shërbim përveçse bashkia i ka vjedhur taksat banorëve.
Vokshi e cilëson si krim elektoral dhe truk për vota. Shpreh se ky veprim është denoncuar tek SPAK dhe tani pritet përgjigjia.
U bën thirrje qytetarëve të mos mashtrohen nga propaganda dhe të votojnë masivisht numrin 9 për ti thënë ‘Jo’ fasadës së mjerimit.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/283031480036013
Partitë politike ‘thyejnë’ heshtjen zgjedhore me reklamat në Facebook
Sipas Kodit Zgjedhor dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore.
Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.
Ky kufizim nuk i ndaluar partitë politike dhe kandidatët në zgjedhjet parlamentare të së dielës, për të vazhuar t’i shënjestrojnë votuesit me reklama poltike në rrjetin sociale Facebook.
Nga të dhënat e librarisë së reklamave të Facebook, të shtunën kishte reklama aktive nga Partia Socialiste, Partia Demokratike, Ballik Kombëtar, Partia Republikane, LSI, Nisma Thurje dhe të tjera, si dhe nga shumë kandidatë që garojnë për deputet në parlament.
“Heshtja zgjedhore, është heshtja zgjedhore,” theksoi Premto Gogo, drejtor ekzekutiv i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, KRIIK, i cili shtoi se për shkelje të ngjashme partitë politike në Kosovë janë sanksionuar me masa administrative të konsiderueshme.
Sipas Facebook nga data 22 mars deri në 20 prill janë harxhuar 243,232 dollarë për reklama politike dhe sociale nga faqje me administrator në Shqipëri.
Reklamuesi më i madh është Partia Socialiste, e cila ka shpenzuar 58,259 dollarë në reklama, e ndjekur nga Partia Demokratike me 24,907 dollarë, Bindja Demokratike me 4520 dollarë, LSI me 2596 dollarë, Nisma Thurje me 1707 dollarë dhe Parti Republikane ne 1618.
Kandidati me shpenzimet më të larta në reklama në Facebook është Agron Shehaj i PDsë, me 16010 dollarë, i ndjekur nga Vojo Bregu i LSI-së dhe Arben Pëllumbi i PS-së.
Qarku ku janë shpenzuar më shumë reklama ka qenë Tirana, me 104,967 dollarë, i dnjekur nga Elbasani dhe Durrësi.
VINI RE: Materiali i fundit është pronësi intelektuale e reporter.a
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.