
Adelina Tahiri dhe bashkeshorti
Këngëtarja Adelina Tahiri, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes jo vetem falë karrierës si këngëtare por dhe për martesën me bashkëshortin e saj 20 vite më të madh në moshë.
Çifti kanë 8 vite të martuar dhe janë prindër të një djali, Joni.
Adelina Tahiri ka folur rreth jetës së saj në një bashkëbisedim me fansat në “Instagram”.
Sigurisht që këngëtarja është pyetur rreth martesës së saj dhe pyetja ka qenë se si ka ndikuar diferenca në moshë në mardhënien e tyre.
Adelina ka thënë se nuk e ndjen diferencën në moshë mes tyre dhe se pikërisht kjo diferencë është çelësi i një martese perfekte.
“Të jem e sinqertë, unë aspak nuk e ndjej diferencën edhe pse e kemi!
Ndjehesh më e respektuar, vlerësuar sepse një burrë me një moshë të pjekur kur dashurohet di ta vlerësojë femrën dhe ta trajtojë ndryshe. Në këtë jam e bindur! Unë ndjehem më e dashuruar dhe e dashur se kurrë. Këtë fat do t’ja dëshiroja çdo femre. Ne jemi 7 vite të plota bashkë, për 8 dhe çdo ditë duhemi sikur ditën e parë! Po unë besoj se rezultati është vetëm pjekuria e tij. Dhe vetëbesimin që kemi të dy.“, është shprehur Adelina.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.