Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, automjeti tip “Ford” përplas këmbësorin 60-vjeçar! Shoqërohet drejtuesi i mjetit

Koha e leximit48 sekonta

DURRËS– Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Durrës, pasi u përplas nga një automjet në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku drejtuesi i automjetit tip “Ford”, 66-vjeçari me iniciale A.A, ka përplasur këmbësorin.

Përplasja i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme 60-vjeçarit, ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

 

Durrës/ Informacion paraprak.

 

Më datë 11.09.2021, në orën 16:40, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post U diagnostifikua me kancer në vezore, regjisroja shqiptare rrëfen eksperiancat e saj me sëmundjen
Next post COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 4 viktima dhe 869 persona të infektuar gjatë 24 orëve të fundit