
Guljelm Radoja
TIRANË– Pasi është infektuar me COVID-19, mësohet se aktori i njohur Guljelm Radoja, ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, skenaristi Bashkim Zahaj, ka bërë ditur lajmin mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe gjithashtu ka bërë apel qeverisë për dërgimin e tij jashtë vendit për trajtim më të specializuar.
“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, ka shkruar ai.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.