Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit denoncon në SPAK prokuroren pasi nuk nisi hetimet për Veliaj e Sorecën: Atentat ndaj Reformës në Drejtësi
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka denoncuar në SPAK vendimin e prokurores Manjola Kajanas për mosfillimin e hetimeve kundrejt ambasadorit Soreca dhe kryebashkiakut Veliaj.
Avokatja Adriana Kalaja u shpreh se në bashkëpunim, Veliaj dhe Soreca, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në organet te sistemit të drejtësisë dhe duhet të dalin përpara ligjit.
Ajo tha se një ambasador qoftë i BE dhe SHBA nuk ka arsye të shkojë në një Gjykatë Kushtetuese.
Kalaja u shpreh se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një kallëzim penal ndaj prokurores Kajanas pasi ka devijuar objektin e kallëzimit, i cili është shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, ndikimi i paligjshëm, dike mos bërë as veprimin minimal.
Sipas tyre, kjo është atentat ndaj Reformës në Drejtësi dhe kërkojnë të nisin menjëherë hetimet.
”U paraqitëm pranë SPAK dhe GJKKO, pasi depozituam dy dokumenta të përpiluara nga ne, e para ka të bëjë me ankimin që kemi bërë ndaj vendimit të prokurorit të SPAK për mosfillimin e hetimeve për kallëzimin që bëmë, që lidhet me ambasadorin Soreca dhe kryebashkiakun Veliaj të cilët kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në sistemin gjyqësor.
E kemi argumentuar veprën penale të konsumuar nga Soreca që e ka kryer edhe në ndikim të paligjshëm të Veliajt, por Manjola Kajana nuk e ka parë të arsyeshme fillimin e hetimeve. Në ankimimin tonë që kemi bërë në GJKKO kemi evidentuar pse duhet të rejgistrohet procedimi penal dhe pse Soreac e Veliaj duhet të paraqiten para ligjit. Të dy këta në bashkëpunim kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në organet te sistemit të drejtësisë.
Në 5-fletshin e prokurores nuk ka argumentuar, ka vendosur mos fillimin e hetimeve, në asnjë moment nuk i është përgjigjur pyetjes që kemi shtruar, në çfarë dispozite parashikohet që një ambasador qoftë i BE dhe SHBA duhet të shkojë në një Gjykatë Kushtetuese.
Ne këtë vendim që kemi ankimuar, i kemi kërkuar Gjykatës së Posaçme që në referim të dispozitave ligjore, të fillojë dhe të hetojë këtë vepër penale që për ne si Aleancë është atentat ndaj Reformës në Drejtësi, sepse janë strukturat e Refromës që janë mbështetur nga ndërkombëtarët dhe këta nuk kanë besim tek drejtësia e re por ushtrojnë ndikim.
Kemi argumentuar si prokurorja Manjola Kajana ka dalë jashtë objektit të kërkimeve tona, ne në asnjë moment nuk i jemi drejtuar SPAK me kallëzim penal për mosdhënie informacioni, por ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Të gjitha këto së bashku përbëjnë ankimimin tonë pranë GJKKO. Nisur nga këto veprime që konsiderohen veprime penale, në shpërdorim të detyrës kemi depozituar një kallëzim penal ndaj Manjola Kajanas.
Pse ka devijuar objektin e kallëzimit tonë, kemi kallëzuar për një objekt që është shpërdorimi ie detyrës, korrupsioni, ndikimi i paligjshëm.
Prokurorja s’ka bërë as veprimin minimal, që të kushtëzonin marrjen e vendimit për regjistrimin apo mosfillimin e çështjes. ”- tha Adriana Kalaja.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.