Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 30, 2021

“Antitrupat rriten dhjetëfish”, Kompania Pfizer do të kërkojë miratimin e dozës së tretë të vaksinës

1 min read

Vaksina Pfizer

Kompania e vaksinave Pfizer do të kërkojë autorizimin nga Shtetet e Bashkuara për përdorimin e dozës së tretë, pasi sipas tyre, kjo bën të mundur rritjen e imunitetit dhe mbrojtjen nga varianti Delta.

Nga hetimet e zhvilluara, rezulton se dy dozat e vaksinës Pfizer dhe të tjerat janë mbrojtëse kundër variantit Delta, i cili po përhapet me shpejtësi, duke prodhuar antitrupa që luftojnë viruset.

Nga ana tjetër, antitrupat mund të zbuten, ndaj studiuesit po hetojnë se kur do të ishte e nevojshme një dozë e tretë.

Dr. Mikael Dolsten i kompanisë Pfizer u shpreh se pas dozvs së tretë, antiturpat rriten pesë deri në dhjetëfish, ndaj në gusht komania do të kërkojë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizimin e një doze të tretë.

/Zoguu.al/