
Alba Festival
Cyrih– Festivali shqiptar në Zvicër, Alba Festival, është anuluar për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e “Alba Festival”, në “Instagram”, ku sqaruan për publikun shkakun e anulimit.
‘’Me keqardhje iu njoftojmë se duhet të marrim marrim parasysh vendimin e këshillit qeveritar, i cili tërheq miratimin e dhënë për Festivalin Alba më pak se 48 orë para fillimit të festivalit. Tani po e shqyrtojmë këtë vendim nga pikëpamja ligjore dhe do iu njoftojmë menjëherë’’, thuhet në njoftim.
Për herë të parë ky festival u mbajt më 29 dhe 30 qershor në vitin 2019 në Cyrih, ku mblodhi emrat më të njohur të estradës nga Kosova e Shqipëria, gjithashtu edhe numri i pjesëmarrësve ishte mbi 20.000.
Kujtojmë se, vitin e kaluar u anulua për shkak te pandemisë, e që mendohej të kompensohej këtë vit.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.