October 21, 2021

Zoguu.al

Zoguu.al

Apeloi kthimin e parave me pretekstin se ishin kursime dhe pensionet e prindërve, Gjykata rrëzon sërish Enkeleda Hoxhën

1 min read

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur poshtë pretendimin e ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha, për kthimin e parave të sekuestruara në shtëpinë e saj gjatë operacionit të SPAK.

Hoxha ka deklaruar se lekët e sekuestruara janë pensione dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre për nevoja jetike. Gjyqtarja ka qenë e pranishme në seancën e zhvilluar dhe ka deklaruar mes lotësh se fëmijët dhe prindërit e saj janë në kufijtë e mbijetesës.

Kujtojmë që Enkeleda Hoxha u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi dyshohet se me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale.

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!