
Ilustrim
KORCË– Një 21-vjeçar është arrestuar sot në Korçë pasi ka kërcënuar me armë zjarri të dashurën e tij 15-vjeçare dhe shoqen e saj 20-vjeçare.
E mitura ka deklaruar se ishte grindur me të dashurin, Donald Laton, për arsye xhelozie dhe më pas kishte dalë nën shoqërinë e personave të tjerë. Kjo ka bërë që 21-vjeçari nga Gjonmadhi i Korçës të nervozohet dhe ti kërcënojë vajzat me armë zjarri.
15-vjeçarja jeton me gjyshërit, pasi prindërit i janë vrarë në 2014 në fshatin Gjonmadh. Më 7 janar 2014, shtetasi Bashkim Latollari fillimisht vrau çiftin Rexhep dhe Valentina Metollari dhe më pas Belimon dhe Danjela Meçollari. Ngjarja ka motive xhelozie pasi autori i ngjarjes ka pasur një lidhje intime me Danjela Meçollarin.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.