Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 30, 2021

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mane

2 min read

Pirro Mani

Ditën e sotme aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa vitesh sëbashku me familjen e tij. Mani do të mbahet mend për rolin e tij në teatër dhe kinematografinë shqiptare. Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë reaguar për ndarjen nga jeta e tij, duke shprehur ngushëllime dhe keqardhje.

Pirro Mani që u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Ai është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Prej disa vjetësh jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen. Një prej personazheve më të njohur që ai skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i ‘ballistit Sali Protopapa’ në filmin ‘I teti në bronz’.

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!