
Vaksina AstraZeneca
Vaksina AstraZeneca rezulton e sigurt dhe shumë efektive nga testimet e fundit të kryera në SHBA. Ajo doli të jetë 79% efektive në parandalimin e COVID-19 dhe 100% efektive në lehtësimin e sëmundjes te njerëzit e infektuar.
Në testimin e kryer ku morën pjesë më shumë se 32,000 vullnetarë, u sigurua se vaksina nuk kishte asnjë lidhje me mpiksjen e gjakut. Gjithashtu edhe rregullatori i ilaçeve në Evropë ka dalë në të njëjtat përfundime pas rishikimit të vaksinës. Ajo është e sigurt dhe efektive dhe disa vende të BE-së kanë rinisur sërish përdorimin e saj.
Disa vende ende nuk e autorizojnë vaksinën të përdoret te personat në moshat mbi 65 vjeç. Gjithashtu është bërë me dije se 1/5 e vullnetarëve në SHBA ishin mbi 65 vjeç dhe vaksina e dhënë me dy doza siguron më shumë mbrojtje për ta sesa grupmoshat më të reja.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.