
Foto ilustruese
VJENË– Austria do të dhurojë 1 milionë vaksina për Ballkanin Perëndimor.
Lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme kancelari austriak Sebastian Kurz. Ky vendim erdhi pas një samiti të zhvilluar me homologët e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtare të BE.
“Përtej kësaj, ne po ashtu duam të bëjmë një kontribut bilateral si Republikë e Austrisë, andaj kemi vendosur, si qeveri, që të ndajmë një milion doza të vaksinave në vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurz në një konferencë për media pas samitit.
Kurz ka njoftuar se dozat do të ndahen në periudhën nga gushti deri në fund të vitit, duke mos treguar llojin e vaksinës dhe mënyrën sesi do shpërndahen.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.