Austria heq kufizimet për shqiptarët: Asnjë kriter testi dhe vaksine, udhëtarët duhet të plotësojnë vetëm një kusht

Koha e leximit54 sekonta

VJENË– Duke filluar nga data 24 qershor, Austria do të heq të gjitha kufizimet për udhëtarët shqiptarë.

Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se shtetasit shqiptarë nuk është e nevojshme të paraqesin asnjë kriter testi dhe asnjë kriter vaksine. Ndërkohë vizat për rastet e aplikueshme do të vijojnë si më parë.

I vetmi kriter për udhëtarët në Austri është maska FFP2, e cila është e detyrueshme dhe mund të gjendet në farmaci.

STATUSI NGA TIA

Lajm i mirë👏/Austria
Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi
2) Asnjë kriter vaksine
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

📌I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.
Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.

Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarizon mandatet e zgjedhjeve të 25 prillit
Next post DIBËR/ 12-vjeçarja mbytet duke u larë në lumin Drin