
Lulzim Basha
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar një takim me qytetarët në Ndroq.
Nga Ndroqi, Basha i tha dhe një herë jo ftesës së kryeministrit për të bashkëpunuar dhe se ndryshimi do të vijë pasi ai të largohet nga qeveria.
Më tej Basha tha se Rama dështoi për 8 vite dhe nuk do të bashkëpunojë pasi shqiptarët duan ndryshim.
“Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej nëna dhe baballarë, vëllezër dhe motra të rinj dhe të reja! Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë! Në vendin e punës, prodhimeve të njohura, dikur ku gjithmonë kam ndaluar që i vogël për të shijuar produktet tuaja. Edhe atëherë kur puna dhe djersa ishte mallkim. Ky është Ndroqi i punës, ky është vendi juaj dhe vendi ynë. I nënave që duan një të ardhme për fëmijët, i baballarëve që duan të sigurojnë punësim. Ky është vendi ynë i shqiptarëve që duan Shqipërinë në BE. Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistët dhe socialistet të ndershëm, të cilët i takoj tek vijnë dhe bashkohen me ndryshimin, por edhe ata që në zemrat e tyre e dinë që s’mund të vazhdohet kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona, ne jemi një familje. Ju keni të njëjtat problem, të njëjtat shpresa, ejani bashkohuni me marshimin tonë drejt ndryshimit. Ndryshimit të vërtetë që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje, një ekonomi të fortë, vende pune, uljen e kostos së jetesës. Për tetë vite Rama dështoi në çdo fushë. Shikojeni Ndroqin sikur të mos kishte qeveri.
Tani po troket prapë në derë për të kërkuar katër vite të tjera. tani që e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshim do të bëhet pjesë e qeverisjes së aleancës për ndryshim. Përgjigja ime është Jo, sepse siç e ka thënë dikur vetë kur ke patur tetë vjet dhe nuk ke arritur nuk i arrin dot për katër të tjera. shqiptarët e dinë se rreziku i vërtetët për familjet tona është një mandat i tretë për Edi Ramën. Të bëhemi të gjithë bashkë, nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën, s’ka bashkëqeverisje me atë që dështoi. Kjo nuk ka për të ndodhur. 9 ditë na ndajnë, fati është në dorën tuaj,” tha Basha para mbështetësve në Ndroq.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.