Biden i dërgon letër Vjosa Osmait: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësore

Koha e leximit54 sekonta

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dërguar letër urimi me rastin e zgjedhjes në postin e presidentes, Vjosa Osmanit.

Biden është shprehur se SHBA do të investojë për nje dialog me Serbinë, duke synuar një normalizim të marrëdhenies midis dy shteteve dhe të njohjes reciproke. Ai thekson normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësore për anëtarësimin në organizatat euroatlantike.

“SHBA do të vazhdojnë të investojnë në sigurimin e një paqje afagjatë, duke lehtësuar dialogun me Serbinë me synimin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, me arritjen e qëllimit përfundimtar atë të njohjes reciproke. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësore për anëtarësimin e vendit në organizatat euroatlantike” ,thuhet  letrën e Biden.

Presidenti shpreh se do të bashkëpunojë me Presidenten Osmani për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.

Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA të ndihmojë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Nënshkruhet marrëveshja për Aeroportin e Vlorës, Rama: Eshtë një motorr i ri për ekonominë
Next post “Jemi së bashku në këtë betejë”, Shqipëria do të marrë 145 mijë doza vaksinash Pfizer të financuara nga BE