Bilanci i COVID-19; Gjatë 24 orëve të fundit raportohen 156 raste të reja infektimi

Koha e leximit1 minuta, 19 sekonta

TIRANËGjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 156 raste të reja infektimi me COVID-19 dhe 3 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona, përkatësisht 1 nga Fieri, 1 nga Durrësi dhe 1 nga Skrapari të moshave 62-78 vjeç.

Nga 3079 testime të kryera, 156 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 40 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Durrës, Devoll, Gramsh, 6 raste në Fier, 5 raste në Elbasan, Lushnje, 4 raste në Gjirokastër, Pogradec, Peqin, 3 raste në Vlorë, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Shijak, Maliq, Këlcyrë, 1 raste në Mallakastër, Përmet, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Cërrik, Poliçan.

Janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në tiranë dhe në tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 5 janë të intubuar.

Statistikat

Raste të reja ditore 156
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3079

Testime totale 620,743
Raste pozitive 130,270
Raste të shëruara 104,278
Raste Aktive 23,625
Humbje jete 2,367

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17882
Fier 2008
Durrës 876
Shkodër 731
Gjirokastër 565
Korçë 600
Vlorë 326
Dibër 205
Kukës 228
Elbasan 113
Berat 65
Lezhë 26

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post “Për çfarë e kontrolluat makinën, ajo ishte e pastër”, Bardhi përplaset me FSHN: Do të mbani përgjegjësi
Next post Shqipëria zgjedh rrugën e saj më 25 prill