
DURRËS– Ditën e sotme në portin e durrësit gjatë një kontrolli në një konterier të ardhur nga Ekuadori, është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine.
Mësohet që brenda në tavanin e kontenierit ishin fshehur 200 pako kokainë të peshës 100 kg.
Kontenieri ishte në pronësi të disa personave nga Tirana dhe ishte i mbushur me banane që vinin për kompaninë Massabi Fruits.
Ngjarja është e ripërsëritur pasi disa ditë më parë në Durrës u kapën 49 kg kokainë, për të cilën u akuzua babai i Arbër Cekajt.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.