
Reshjet e borës kanë nisur në disa zona të vendit tonë, duke sjellë vështirësi në disa akse.
Dardha është një ndër zonat që ka nisur dhe problemet në qarkullim për shkak të reshjeve të para të borës për këtë viti.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e rrugëve në këtë zonë dhe ka bërë apel shoferëve që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë shenjat e qarkullimit.
“Borë në Dardhë
Mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës
Qarkullimi kryhet pa probleme
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë “, shkruan ARRSH./abcnews.al
The post Borë në Dardhë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes kur të lëvizni në këtë zonë appeared first on Abc News.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.