Bregoviç pritet me gaz lotësjellës në Korçë; arrestime e dhunë të paralajmëruar në festën e birrës

Koha e leximit54 sekonta

KORCË– Një incident është shkaktuar mbrëmjen e djeshme në Festën e Birrës në Korcë, ku gjatë performancës së këngëtarit serb, Goran Bregovic, është hedhur gaz lotsjellës.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës, pjesëmarrësit u panë duke fërkuar sytë dhe duke mbajtur shami në hundë për shkak të djegies së shkaktuar. Disa të tjerë i kanë kërkuar llogari policisë pasi nuk kishin marrë masat e mjaftueshme.

Pavarësisht kësaj situate, Bregovic nuk e ndërpreu performancën e tij.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se është arrestuar autori i ngjarjes. Shtetasi 21-vjeçar Redon Leka, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, ka rënë në pranga bashkë me të riun F. K. Ky i fundit ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës.

Në vendngjarje u sekuestrua një kapsollë e paplasur.

Bregovic u ngjit mbrëmë në skenë duke kënduar në shqip këngën “Kosovarja” dhe më pas interpretoi disa këngë të tjera të tij.

Kujtojmë se ardhja e tij në Shqipëri ka shkaktuar polemika të shumta, madje disa këngëtarë shqiptarë bojkotuan pjesëmarrjen në festë.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post DW për variantin ‘DELTA’ në Shqipëri: Nuk respektohet maska dhe distancimi! Autoritetet s’po reagojnë për të rikthyer masat shtrënguese
Next post 20-vjeçarja nga Tropoja ndërron jetë për shkak të COVID-19