Çështja e Gërdecit, GjKKO cakton me short gjyqtarin e ish-ministrit Fatmir Mediu

Koha e leximit36 sekonta

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur me short që gjyqtar i politikanit, Fatmir Mediut për dosjen e Gerdecit, të caktohet Erjon Çela.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.

Në muajin qershor, Gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes.

Gjykata e Posaçme do të vendoste nëse do të linte në fuqi vendimin e 2009, apo do të çonte çështjen për gjykim, por avokati i tij tha se kjo nuk mund të ndodhi pasi Gjykata e Posaçme nuk mund të prishë vendimin e gjykatës së Lartë.

Mediu do të gjykohet si ish-ministër, pasi nuk gëzon më mandatin e deputetit.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Rita Ora publikon klipin e saj të ri në bashkëpunim me DJ Sigala
Next post Vaksina “Johnson&Johnson”, efektive kundër variantit Delta dhe mbrojtja zgjat të paktën për 8 muaj