Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

September 23, 2021

Çfarë po ndodh në Fier?

3 min read

FIER– Mbetjet e djegura nga zjarri i rënë 5 ditë më parë në landfillin e Fierit, vijojnë të çlirojnë tym dhe të sjellin ndotje e shqetësime tek banorët.

Zjarri në landfillin e Fierit ra 5 ditë më parë, ndërsa ditën e djeshme, por problem mbetet fakti se mbetjet e djegura vijojnë të çlirojnë tym. Në zonë po punohet me mjete të tonazhit të rëndë që po bëjnë mbulimin e mbetjeve me dhé, por ndotja ka krijuar një emergjencë mjedisore në Fier.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia vijon hetimet. Sipas shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, venddepozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu kjo kompani ka bërë të ditur se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A. e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Lidhur me situatën e ndodhur në Fier, kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar me një postim në “Twitter”, duke thënë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, për të justifukuar më pas pagesat e majme të inceneratorëve. Ai u shpreh se njerzit po helmohen dhe po vidhen, ndaj u bëri apel qytetarëve të ngrihen në protesta.

“Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë. Digjen plehrat, helmohen familjet, vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar. Viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen. Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorëve. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve. Kështu e do regjimi Shqipërinë: pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Prandaj shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median.  Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton. Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për fëmijët dhe shëndetin e familjeve tuaja. Për taksat tuaja të vjedhura dhe të drejtat tuaja të dhunuara!

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i është përgjigjur akuzave të Bashës duke thënë se Partia Demokratike votoi kundër dhe bëri të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri. Ai tha se për pakë ditë problemi i plehrave në Fier do të marrë fund.

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!