COVID-19/ 664 raste të reja infektimi gjatë 24 orëve të fundit, mbetet i lartë numri i viktimave

Koha e leximit1 minuta, 42 sekonta

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 10 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë shënuar 664 raste të reja infektimi.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç dhe 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç, kanë ndërruar jetë.

Janë kryer gjithsej 4875 testime dhe personat që kanë rezultuar pozitivë janë identifikuar në këto bashki:
215 raste në Tiranë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Kuçovë, Mallakastër, Dibër, nga 6 raste në Shijak, Gjirokastër, Këlcyrë, nga 5 raste në Poliçan, Delvinë, Kavajë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Vorë, Devoll, Gramsh, nga 3 raste në Tepelenë, Himarë, Has, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 rast në Librazhd, Peqin, Belsh, Dimal, Kolonjë, Memaliaj, Konispol, Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës.

Gjithsej janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 214 prej tyre po marrin trajtim në spitalet COVID, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 866 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 664
Të shëruar në 24 orë 866
Të shtruar në spitale 214
Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 4875

Testime totale 1,181,470
Raste pozitive 167,354
Raste të shëruara 152,780
Raste Aktive 11,945
Humbje jete 2,629

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5264
Fier 1168
Durrës 1127
Shkodër 1074
Vlorë 713
Elbasan 615
Lezhë 492
Berat 449
Korçë 323
Kukës 297
Gjirokastër 219
Dibër 204

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Sulmet në veri të Kosovës, Vjosa Osmani: Tendencë ruso-serbe për destabilizim të rajonit, ndërkombëtarët të ndalojnë regjimin e Vuçiç
Next post 42-vjeçari vret me thikë bashkëkombasin në Londër, viktima gjendet i pajetë në një banesë (Emrat)