COVID-19/ Asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, pësojnë ulje rastet e reja

Koha e leximit52 sekonta

TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Po ashtu, nga 2980 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër.

Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2980

Testime totale 826,513
Raste pozitive 132,565
Raste të shëruara 130,037
Raste Aktive 72
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 29
Korçë 10
Elbasan 8
Shkodër 6
Fier 6
Vlorë 5
Durrës 3
Lezhë 2
Gjirokastër 2
Kukës 1

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Dosja e Lushnjës/ A e mbrojti SPAK zv.kryeministrin Erjon Braçe?
Next post “Antitrupat rriten dhjetëfish”, Kompania Pfizer do të kërkojë miratimin e dozës së tretë të vaksinës