
Spitali infektiv në QSUT
TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19 dhe vetëm 2 persona të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjithsej janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.
Ditën e sotme janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.
Raportohet se aktualisht 3 pacientë po marrin trajtim spitalor, ku njëri prej tyre është në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat dhe të mos
neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.
Statistika (24 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2803
Testime totale 786,319
Raste pozitive 132,499
Raste të shëruara 129,966
Raste Aktive 78
Humbje jete 2,455
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Shkodër 23
Durrës 8
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.