
Spitali infektiv në QSUT
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa raportohen vetëm 3 raste të reja pozitive.
Gjithsej janë kryer 3027 testime, nga të cilat vetëm 3 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht shënohen 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. 7 pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar, ku 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Edhe pse për një kohë të gjatë shifrat e infektimeve kanë shënuar rënie, Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve të vijojnë tv zbatojnë rregullat dhe mos të neglizhojnë shenjat e sëmundjes.
Statistika (18 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3027
Testime totale 771,586
Raste pozitive 132,484
Raste të shëruara 129,903
Raste Aktive 127
Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 42
Tiranë 36
Berat 12
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.