COVID-19/ Gjatë 24 orëve të fundit nuk raportohet asnjë viktimë, vetëm 5 qytetarë rezultojnë pozitivë

Koha e leximit1 minuta, 2 sekonta

TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID-19, ndërsa raportohen vetëm 5 raste të reja.

Gjithsej janë kryer 4,064 testime, nga të cilat 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 100 pacientë me COVID në vendin tonë. 2 pacientë po marrin trajtim spitalor, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vijojnë të zbarojnë me përpikmëri rregullat dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

Statistika (22 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4,064

Testime totale 781,556
Raste pozitive 132,496
Raste të shëruara 129,941
Raste Aktive 100
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 33
Tiranë 30
Durrës 10
Berat 7
Lezhë 7
Elbasan 5
Dibër 3
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1
Vlora 1

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Vjosa Osmani tregon kushtin për paqen mes Kosovës dhe Serbisë
Next post Gazetarja greke e pyet për marrëdhënien me Turqinë, Rama e vë në siklet: Mos je xheloze?