
COVID-19/ Gjatë 24 orëve të fundit raportohen 5 viktima, sërish numër i lartë infektimesh
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve, 5 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 849 raste të reja infektimi.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 89 vjeç, kanë humbur jetën.
Gjithsej janë kryer 4,769 testime dhe personat pozitivë janë identifikuar në këto bashki: 273 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 53 raste në Vlorë, 46 raste në Durrës, 40 raste në Kavajë, 39 raste në Elbasan, 36 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, 24 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Sarandë, 15 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 11 raste në Kurbin, Kuçovë, Gramsh,9 raste Vau i Dejës, Divjakë, Korçë, 7 raste në Dimal, 6 raste në Vorë, Mallakastër, Devoll, 5 raste në Has, Dibër, Konispol, Peqin, 4 raste në Malësi e Madhe, Tropojë, Shijak, Patos, Maliq, 3 raste në Pukë, Rroskovec, Cërrik, 2 raste në Selenicë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Fushë -Arrëz, Mirditë, Mat, Klos, Himarë, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelënë, Pustec, Pogradec, Librazhd.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 982 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 146,827 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 849
Të shëruar në 24 orë 982
Të shtruar në spitale 216
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 4,769
Testime totale 1,147,151
Raste pozitive 162,173
Raste të shëruara 146,827
Raste Aktive 12,772
Humbje jete 2,574
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,469
Shkodër 1,323
Fier 1,174
Durrës 1,152
Vlorë 796
Lezhë 646
Elbasan 645
Berat 513
Korçë 303
Kukës 287
Gjirokastër 260
Dibër 204
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.