
Montazh
TIRANE– Ministria e Shëndetësisë ka raportuar situatën e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ku 1 person ka humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
1 qytetare 77 vjeçe nga Berati ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Gjithsej janë kryer 3862 testime, nga të cilat 23 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan. Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 176 qytetarë, të cilët e kanë çuar numrin e të shëruarve në 128,601 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë, 9 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Statistika (22 Maj 2021)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 176
Të shtruar në spitale 60
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,862
Testime totale 695,738
Raste pozitive 132,176
Raste të shëruara 128,601
Raste Aktive 1,133
Humbje jete 2,442
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 670
Korçë 115
Shkodër 85
Vlorë 58
Elbasan 38
Berat 38
Lezhë 37
Gjirokastër 37
Fier 26
Durrës 14
Kukës 14
Dibër 1
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.