COVID–19 i merr jetën babë e birë në Elbasan

Koha e leximit28 sekonta

ELBASAN– Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku babë e bir kanë ndërruar jetë nga COVID–19, në diferencë kohore prej 5 ditësh.

Bajram Semilmaj 83 vjeç mësohet se ka ndërruar jetë para 5 ditësh dhe Skënder Semilmaj 53 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme. Skënder Semilmaj ishte një emër i njohur për Elbasanin, pasi ai ushtronte aktivitetin e biznesit në këtë qytet.

Ndërsa nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë  mësohet se ditën e sotme janë shënuar 8 viktima dhe 434 raste të reja me COVID–19.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Pas arrestimit shfaqi probleme me zemrën, Ardian Çapja dërgohet në spital
Next post Basha jep premtimin e rradhës për fermerët nga Dvorani