Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

September 25, 2021

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 4 viktima dhe 869 persona të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

2 min read

Spitali i Infektivit

TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë humbur jetën dhe 869 të tjerë janë infektuar me COVID-19.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-71 vjeç dhe një qytetar 86 vjeç nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 5257 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 869 qytetarë, në këto bashki:

292 raste në Tiranë, 68 në Durrës, 58 në Shkodër, 44 në Fier, 36 në Lushnje 31 në Vlorë, 24 në Elbasan, nga 20 raste në Lezhë, Kamëz, Korçë, nga 18 raste në Kukës, Sarandë, nga 17 raste në Kurbin, Kavajë, 14 në Berat, 13 në Krujë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Kolonjë, Pogradec, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, 9 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Vau i Dejës, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Divjakë, Gjirokastër, nga 4 raste në Peqin, Skrapar, Roskovec, Vorë, nga 3 raste në Fushë Arrëz, Shijak, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, nga 2 raste në Belsh, Cerrik, Maliq, Finiq, Klos, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Tropojë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 862 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,038 që nga fillimi i epidemisë.

Në të gjithë vendin janë 12,585 pacientë aktivë me COVID19, ku aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, 33 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel të gjithë qytetarëve mbi 18 vjec të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (11 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        869

Të shëruar në 24 orë      862

Të shtruar në spitale       175

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 5257

Testime totale          1,112,627

Raste pozitive             156,162

Raste të shëruara         141,038

Raste Aktive                  12,585

Humbje jete                      2,539

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5146

Shkodër          1555

Durrës             1064

Fier                  1060

Vlorë               920

Lezhë              716

Elbasan           607

Berat               448

Korçë               288

Gjirokastër      291

Kukës              271

Dibër                219

/Zoguu.al/