COVID-19/ Në 24 orët e fundit raportohen 7 raste të reja pozitive dhe asnjë viktimë

Koha e leximit1 minuta, 0 sekonta

TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit rezultojnë 7 persona të infektuar me koronavirus dhe asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 2706 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 7 qytetarë: 3 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 1 rast në Kavajë.

Gjatë ditës së sotme janë shëruar 11 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me COVID19 në vend. 2 pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar, njëri prej të cilëve ndodhet në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë  ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë  rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

Statistika (25 Qershor 2021)
Raste të reja ditore        7
Të shëruar në 24 orë     9
Të shtruar në spitale      2
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2706

Testime totale            789,025
Raste pozitive             132,506
Raste të shëruara        129,975
Raste Aktive                 76
Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          27
Shkodër       20
Durrës          7
Lezhë           7
Berat             5
Elbasan       4
Dibër             2
Kukës           2
Fier              1
Vlorë             1

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Franca lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë, mund të udhëtojnë dhe qytetarët e pavaksinuar
Next post Në datat 29-30 qershor (me dëshirë) do të bëhet vaksinimi masiv i qytetarëve mbi 18-vjeç