COVID-19 nuk di “të ndalet”! Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja
TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 viktima dhe 872 raste të reja infektimi me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me gjithë përpjekjet e mjekëve, 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi dhe 1 qyterar 64 vjeç nga Berati, kanë ndërruar jetë.
Gjithsej janë kryer 5175 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë, në këto bashki:
272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.
Aktualisht në vendin tonë janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19, ku 224 prej tyre po marrin trajtim në spitale vendin dhe 19 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 820 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Shtator 2021)
Të shëruar në 24 orë 820
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5175
Testime totale 1,160,896
Raste pozitive 164,276
Raste të shëruara 148,937
Raste Aktive 12,745
Humbje jete 2,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5422
Shkodër 1277
Durrës 1229
Fier 1195
Vlorë 744
Lezhë 590
Elbasan 667
Berat 495
Korçë 327
Kukës 313
Gjirokastër 263
Dibër 223
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.