
Dalin notat e provimit të Anglishtes, Ministrja e Arsimit publikon linkun e rezultateve
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar linkun me të cilin të gjithë maturantët mund të shohin notat e tyre të provimit të Anglishtes.
Në një postim në “Facebook”, ministrja shprehu optimizmin e saj për rezultatet e maturantëve në provimin e Anglishtes, duke thënë se një pjesë e tyre kanë dalë shumë mirë.
Linku i rezultateve: http://qsha.gov.al/infos/matura_2021/rezultate_d3_2021.pdf
Dhe për rezultatet e provimeve të tjera të Maturës Shtetërore, Kushi shprehu urimet më të mira për maturantët.
Ndërkohë për t’i parë notat, maturantët duhet të kenë ID të cilën mund ta gjejnë pranë gjimanzeve përkatës.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.