
Pamje gjatë debatit Gjoni-Hysi
TIRANË– Gjatë ditës së sotme janë krijuar debate dhe konflikte në Kuvend, mes drejtueses së seancës dhe deputetëve të opozitës.
Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka kërkuar fjalën pas prezantimit të nismës së shkarkimit të presidentit Ilir Meta dhe tha se po i mohohet e drejta për diskutim.
“Këtë rend diskutuesish e kam respektuar. Taulant Balla duhet të prezantonte nismën. Po m mohohet e drejta që të mbaj diskutimin tim brenda minutazhin. Respektoni radhën dhe detyrën tuaj, pastaj ne deputetë të opozitës të bëjmë opozitën tonë këtu në parlament. Ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj.”, tha Gjoni.
Më pas vjen dhe reagimi i drejtueses së seancës, i cili nxiti edhe më shumë debatin. Hysi tha se ata duhet të jenë prezent për çështje të rëndësishme dhe jo të qëndrojnë në kafe.
DEBATI
Vasilika Hysi: S’kam ndërmend të të mësoj ty rregulloren. Zoti Gjoni, ju jap vërejtje. Mos dëgjoni. I kam lexuar emrat që në fillim. Ndaj të nderuar kolegë, s’keni pse rrini në kafe për një çështje të rëndësishme, por respektoni shqiptarët pasi paguheni me taksat e shqiptarëve
Gjoni: Nuk ishte emri i im aty. Ishte i katërti
Vasilika Hysi: Emri juaj është i pari dhe i vetmi tek lista e të pavarurve
Gjoni: Mua më takon
Vasilika Hysi: Mos rrije në kafe, por rrije këtu
Gjoni: Isha në banjo, urgjencë!
Vasilika Hysi: Unë e di që ka vetëm covid, s’ka pandemi të tjera.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.