
Foto ilustruese
TIRANË– Një avion mallrash privat është rrëzuar dhe ka dalë nga pista pasditen e sotme, në Aeroportin e Rinasit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. Mësohet se shkak të jetë bërë defektet në rrota, ndërsa avioni vijon të jetë jashtë piste. Edhe pse nuk ka pasur probleme me fluturimet e avionëve të tjerë në aeroport, janë pezulluar nisjet dhe mbërritjet nga Rinasi.
Avioni vinte nga Zvicra dhe piloti ishte me familjen e tij, mes tyre dhe 2 fëmijë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.