
DURRËS– Ish-kryeministri, Sali Berisha do të zhvillojë sot një takim me demokratët në Durrës, por duket se këta të fundit nuk kanë pritur dot për ta takuar deri atëherë, pasi i kanë zënë pritë që në Sukth.
Mbështetësit e tij, me flamuj të partisë nëpër duar dhe zhurma të borive të automjeteve, kanë dalë sëbashku për të pritur Berishën.
Kujtojmë që ky është takimi i katërt që ish-kryeminstri zhvillon me demokratët, pas atij në në Vlorë, Fier dhe Tiranë. Ai kërkon të arrijë 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i partisë.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.