Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 30, 2021

“Detyruese për buxhetin e shtetit”, Denaj nuk pyet për Ramën: Do ti paguajmë Becchettit dëmshpërblimin prej 110 milionë euro

2 min read

Anila Denaj përballë gazetarit Lutfi Dervishi

TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj ka deklaruar se Shqipëria do t’i paguajë biznesmenit italian Francesco Becchetti, dëmshpërblimin prej 110 milionë euro.

E ftuar në emisionin “Pëballë”, Denaj tha se janë në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ajo u shpreh se në momentin që procerdurat të finalizohen dhe vendimi të vijë në formë të prerë, do të hiqet fondi nga një proces tjetër për të paguar dëmshpërblimin.

“Ne patjetër që do ta paguajmë. Hyn edhe në negociata. Po në rastin e Beketit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nqs Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar. Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit. Dhe sa më shumë ta lëmë në kohë, jemi duke shtyrë një proces që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Nuk po flas për rastin konkret këtu. Por në momentin që procedurat finalizohen atëherë janë detyruese për buxhetin e shtetit. Dhe ata kanë vëmendjen për tu paguar proporcionalisht sipas fondeve. Nëse vjen e formës së prerë do të duhet të hiqet një fond nga një proces tjetër,“- tha Denaj.

Ndërkohë deklarata e saj bie në kundërshtim me fjalët e kryeministrit Rama përpara fushatës elektorale, i cili u shpreh se Becchetti nuk do të përfitojë asgjë nga shteti shqiptar.

Ai marifetçiu bashkë me Ilir dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet dhe atë që nuk hahet. Asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët. Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk ka për tu lejuar t’i fusë duart në xhepin e shqiptarëve”.

Kryeministri Rama e akuzoi biznesmenin italian për pastrim parash dhe pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e tij, konkretisht televizionin Agon Channel, Becchetti kërkoi 650 milionë euro dëmshpërblim.

/Zoguu.al/