Dhuna ndaj gazetarëve dhe heshtja e institucioneve

Koha e leximit1 minuta, 40 sekonta

Sulmet ndaj gazetarëve dhe qasja për të kontrolluar median ka shfaqur një tendencë në rritje kohët e fundit në Shqipëri. Kjo lloj politike nuk ka ardhur vetëm nga eksponentët e krimit por edhe nga politika dhe biznesi. Episodet e pafundme të sulmeve të gazetarëve dëshmohen tanimë edhe nga pamjet filmike, bisedat apo dëshmitë e regjistruara. Në shumë raste gazetarët vendosin ti denoncojnë këto akte, por ka edhe raste të tjera kur gazetarët vetëcensurohen nga frika e moszbatimit të ligjit apo interesat e pronarëve të tyre. Pikërisht, heshtja e institucioneve dhe paaftësia e tyre për të garantuar të drejtën e gazetarëve bëjnë që këto të fundit të ndjehen të pambrojtur dhe shpeshherë të heqin dorë.

Ka një mori rastesh ku gazetarët janë ndjerë të dhunuar dhe kërcënuar; sulmi me tritol në banesën e shtëpisë së Klodiana Lalës, zarfi me plumba djalit të Artan Hoxhës, dhuna policore ndaj gazetarit Ermal Vija dhe Anila Hoxhës në Dajt, etj. Po ashtu, ka pasur edhe një retorikë të shtuar nga ana e politikanëve ndaj këtyre individëve; këtu vlen të përmendim rastin e kryeministrit Edi Rama i cili me gjuhën e tij shton rastet e mundshme për fyerje, kërcënim dhe dhunim të gazetarëve.

Këto sulme nuk kanë ndodhur vetëm ndaj gazetarëve por edhe ndaj pronarëve të mediave. Për shkak të qëndrimit kritik ndaj qeverisë, në Shqipëri janë mbyllur media të mëdha private dhe janë tentuar të mbyllen edhe media të tjera online. Këtu sjellim në vëmendje, mbylljen e televizionit Agon Channel, tentativa për mbylljen e televizionit Ora News, apo sulmet dhe tentativat për mbylljen e portalit Jeta Osht Qejf (JOQ).

Sondazhi i realizuar në kuadët të punimit arrin në përfundimin se gazetarët janë dhunuar, sulmuar, kërcënuar dhe shantazhuar gjatë punë së tyre. Autoritetet nuk kanë marrë masa për këtë gjë edhe kur këto raste janë denoncuar apo paditur. Shumë prej gazetarëve të anketuar e konsiderojnë diçka normale gjatë punës së tyre. Nga ana tjetër ata ndihen të pambrojtur nga institucionet ligjzbatuee si Gjykatat apo Policia.

Lexoni studimin e plotë: (KLIKO KËTU)

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Erion Veliaj quan rrugaçë banorët të cilët po luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre te “5 maji”
Next post VIDEO/ Kapen 300 kg drogë në Tërnovec, vinte nga Shqipëria, momenti kur policia serbe arreston 5 autorët