
Albert Gajo
KOLONJË– Ish-zëvendës ministri i Integrimit dhe Shëndetësisë, Albert Gajo, është arrestuar sot për zjarrvënie të qëllimshme.
59-vjecari, banues në Tiranë, ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari në “Sarandapor”, Leskovik, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.
Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Gajo ka qenë Zëvendës Ministër i Integrimit në vitet 2005-2009 dhe Zëvendës Ministër i Shëndetësisë në vitet 2009-2013.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.