“Doracaku për Çamërinë”, Nexhat Merxhushi, i mbijetuari nga genocidi flet me fakte historike

Koha e leximit1 minuta, 27 sekonta

Ishte viti 1944 kur nga masakrat mbi popullsinë çame, fëmijë, nëna, pleq e kryefamiljarë mblodhën në çarçaf diçka që i mbeti nga bastisja. Lanë të afërm të masakruar në shtëpitë e tyre. Dikush vëllain, një tjetër dashurinë e jetës.

Me vete morën kujtimet e bukura që jetonin në shtëpitë e tyre të fëmijërisë dhe shijen tmerruese që lë gjenocidi. Për vite të tëra kërkuan të shkonin në shtëpinë ku lindën e u rritën, por shumë prej tyre u larguan me dhembjen që historia kishte rezervuar për ta, një histori që lëngon në to përgjithnjë.

E tillë është edhe historia e Nexhat Mergjyshit, që kërkon ta rrëfejë këtë jo vetëm si histori personale, por si historinë e shumë çamëve që flisnin shqip që ishin myslimanë e që i përzunë nga shtëpitë e tyre. Mergjyshi përpiqet të rrëfejë mes dokumenteve atë që sot e quajnë gjenocid, masakra për të cilën ai sot i moshuar, por dikur fëmijë i pa me sytë e tij. Ka shkruar një libër këtë nëntor.

Pas masakrave të vitit 1944, në shtëpinë e tij dhe në ato të shumë çamëve të tjerë, u vendosën banorë grekë. Disa prej shtëpive, ato të djegurat apo të dëmtuarat u braktisën. Shumë prej tyre vijojnë të jenë ende ashtu.

Bashkë me librin që lë Nexhat Mergjyshi, dëshira e tij e madhe ishte edhe një këngë e re për Çamërinë, por me kushtin që për herë të parë ajo të vinte me pamjet e tokës ku lindi. Edi Balili si kompozitor, Jorgo Papingji si tekstshkrues dhe Enkelejda e Hysni Alushi si interpretues ia realizojnë këtë dëshirë dhe për herë të parë një klip i sjellë nga ato toka i rikthejnë shkëlqimin e syve të fëmijës që gëzon në kopshtin e tij.

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Europa në “ethet” e Omicrom, 7 vende konfirmojnë raste të variantit të ri
Next post VIDEO/ Shikoni festimin e mbrojtësit të Kukësit para se Milunovic të shënonte gol