
Leonard Trebicka
KORÇË- 51 Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas kanë dhënë dorëheqjen në Korcë.
Në deklaratën e tyre, ata shprehen se kreu i PD-së, Lulzim Basha po tenton ta kthejë partinë në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale, duke hedhur poshtë mundin dhe sakfrificat e tyre.
“Të nderuar demokratë dhe demokrate!
Ne si, Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas, solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese. Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.
Të ndodhur në këto kushte 51 Drejtues Seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese. Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të Partisë Demokratike Korçë”, tha Leonard Trebicka, ish anëtarë i kryesisë.
Kujtojmë që në 27 korrik në Korçë dhanë dorëheqjen Ish kryetari i PD, Andrea Mano, Sekretari i Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë, të cilët gjithashtu hodhën akuza ndaj Bashës pasi e ktheu PD-në në një parti ku mbizotëron arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit.
Ndërkohë nga ana e Lulzim Bashën nuk ka pasur asnjë reagim.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.