
Aleksandër Gjoka
TIRANË– Ditën e sotme në zonën e Farkës, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është përfshirë në një aksident dhe më pas është arrestuar.
Mësohet se ai ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur kur është përfshirë në një aksident automobilistik dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës.
Policia ka njoftuar se përvec tij, janë arrestuar në flagrancë dhe shtetasit R. P., A. Sh., B. M., E. Z.
Kujtojmë që për të njëjtën arsye, Gjoka ka ai qenë i arrestuar dhe më parë më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.