
Foto ilustruese
DURRËS– Një shtetas 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytyr duke u larë në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen nr. 13, në Plazh. Shtetasi i mbytur nuk është identifikuar ende, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.