E bindur për fitoren e PS, vajza e Niko Peleshit uron Ramën me foton e para disa viteve

Koha e leximit43 sekonta

Vajza e ministrit Niko Peleshit, Aleksia Peleshi, ka treguar bindjen e saj për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare. Ende pa dal rezultati final, ajo ka uruar kryeministrin Edi Rama.

Në një foto që ka publikuar në “Instastory”, Aleksia Peleshi shfaqet krah Edi Ramës vite më parë dhe e uron atë për fitoren. Ajo shprehet se sot duhet të festojë e gjithë Shqipëria, pa marrë në konsideratë bindjet politike pasi rruga e zhvillimit do të vazhdojë për të gjithë.

“Po të uroj që tani, shumë urimeee për këtë fitore historike Edi Rama! Sot nuk duhet të festojnë vetëm të majtët, por edhe të djathtët, edhe ata që nuk kanë marrë pjesë në votim, sepse Shqipëria është e të gjithëve dhe rruga e zhvillimit do të vazhdojë për të gjithë, për të ardhmen europiane duhet të kontribojmë të gjithë”, ka shkruar Peleshi.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Kim: Ata që pengojnë votën e lirë të qytetarëve, të ndiqen penalisht
Next post Kryeministri Edi Rama drejtpërdrejt nga Sheshi Skëndërbej