
E infektuar me COVID-19, ndërron jetë infermjerja 31-vjeçare në Kosovë
PRISHTINË– Një infermiere në Kosovë ka ndërruar jetë në moshën 31 vjeçare për shkak të COVID-19.
Lajmin e ka dhënë Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një telegrami, ku u kanë shprehur ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të infermieres Doruntina Thaqi-Morina.
E ndjera ishte nga Drenasi dhe vdekja e parakohshme saj, ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë e saj.
Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:
Telegram ngushëllimi
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të infermieres Doruntina Thaqi-Morina, nga Drenasi e cila vdiq në moshën 31 vjeçare.
Vdekja e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.