“E turpshme!”, pa pasaportë vaksinimi dhe test PCR, kryeministrit të Malit të Zi nuk iu lejua hyrja në Shqipëri, kthehet në kufi

Koha e leximit44 sekonta

TIRANË– Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, nuk i është lejuar kalimi në doganë për të hyrë në Shqipëri, pasi nuk paraqiti test PCR dhe as pasaportë vaksinimi.

Lajmin e ka publikuar në rrjete sociale gazetari malazez, Aleksandar Brezar. Në videot e publikuara prej tij, shihen automjetet qeveritare, të cilat ktheheshin pas në kufi.

“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për të mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”- shkroi ai në Twitter.

Pas kthimit në kufi, Krivokapiç u kthye në Podgoricë dhe u nis përsëri për në Shqipëri. Mësohet se fluturimi i aeroplanit të qeverisë nga aeroporti në Golubovci, i cili u ul në Tiranë, u regjistrua në faqen e internetit të Flightradar24.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Revista mjekësore publikon rezultatet e një studimi: Nuk është i nevojshëm përdorimi i një doze të tretë të vaksinës, mund të jetë i papërshtatshëm
Next post Mozzik përfshihet në një aksident me motorr, rrokulliset në Bjeshkët e Brezovicës